Gazetari Hoxha: Policia greke përdori GPS-në për të zbuluar gomonen që qëlloi

Aktualitet

Policia bregdetare greke arriti të kapë një gomone me një sasi të konsiderueshme kanabisi që vinte nga Shqipëria, pasi kishte montuar një GPS për përgjimin e saj. Gazetari investigativ, Artan Hoxha, mbrëmjen e sotme, në emisionin ‘Opinion’, deklaroi se gjurmimi i gomones u realizua pas vendosjes së një GPS.

Hoxha tha se ata e zbuluan se ku ishte vendosur gomonia, ndërsa i kanë vënë edhe mjetin përgjues për të ndjekur levizjet e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai tregoi se ajo është marrë nga Athina dhe është transportuar me kamion deri në Korfuz.

Sipas tij, nga aty, ajo është nisur drejt Himarës për t’u ngarkuar me sasinë e kanabisit.

Hoxha: Është qëlluar drejt gomones, por nuk ka pasur reagim nga gomonia. Tek ajo nuk është gjetur as armë dhe mbi të u qëllua pasi ajo ishte shumë e shpejtë dhe nuk kishte mënyrë tjetër për t’a ndaluar. Gjurmimi i gomones është bërë me GPS, ata e kanë zbuluar se ku qëndronte gomonia dhe i kanë vendosur një GPS, ndërsa gomonia është marrë nga Athina dhe është transportuar me kamion dhe është sjellur në Korfuz. Pikërisht aty ajo është hedhur në ujë, pastaj ka bërë ngarkesën në Himarë. Më pas e kanë ndjekur përgjatë bregdetit të Jonit, ka kaluar Peleponezin ndërsa e kanë lënë sa të afrohej tek destinacioni./opinion

ME TE LEXUARAT