Leo Messi fiton një tjetër trofe, ja për çfarë bëhet fjalë

Sport

Bëhet fjalë për Leo Messin i cili mori për të katërtën herë “Këpucën e Artë” ditën e sotme, në një gala emocionale të mbajtur në “Antiga Fàbrica Damm”, në Barcelonë.

Lojtari i Barcelonës u nderua me këtë trofe për sezonin 2016-2017, pasi shënoi 37 gola (74 pikë) në La Liga, çka i dha atij trofeun e katërt “Pichichi”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këtë sezon, gjithashtu, Messi dominon renditjen e shënuesve më të mirë të kampionatit spanjoll, me 12 gola.

“Është një çmim për të gjithë. Gjithmonë kam thënë se çmimet individuale vijnë nga dora e kolektivit. Pa shokët e mi nuk do t’i kisha shënuar golat”, tha Messi.

ME TE LEXUARAT