Presidenti Meta jep lajmin e keq: BE po na monitorin për të rikthyer vizat!

Aktualitet

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se Shqipëria është nën monitorimin e BE dhe zonës Shengen.

Lajmin e ka bere me dije Presidenti Ilir Meta i cili u shpreh:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Besoj se dhe ju ndjeni atë presion që ne ndjejmë ne këtu, me dëshirën për ta tejkaluar këtë pengesë apo izolim, përmes marrjes së shtetësisë shqiptare nga qytetarët e Kosovës, gjë që nuk është zgjidhje, Jo për shkak të mungesës tonë të dëshirës por për faktin se ne vetë jemi në monitorim për çështjen e liberalizimit të vizave nga vendet e BE-së dhe të zonës Shengen.

Çdo veprim emocional nuk do të zgjidhte problemin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve të Kosovës por do të bllokonte lëvizjen e lirë të qytetarëve të Shqipërisë. Ndërsa në një plan më afatgjatë kjo nuk do të thoshte asgjë për marrëdhëniet e Kosovës me BE-në, përkundrazi do i vinte ato në një pozitë edhe më të vështirë.

Ndaj unë shpresoj që pas raundit të dytë të zgjedhjeve që po bëhen atje edhe politika e Kosovës të bëjë përpjekje më të mëdha për të kapërcyer këtë moment sepse zgjidhja e këtij problemi do ta përqëndronte akoma më mirë Kosovën në problemet më të mëdha që ajo ka për ta çuar përpara dialogun me Serbinë por mbi të gjitha do t’i jepte fund një frustrimi të jashtëzakonshëm që me të drejtë e kanë qytetarët e Kosovës, si të vetmit në rajon që po përjetojnë një izolim të padrejtë e të pamerituar”.

Urdhri i çuditshëm në Kinë: Besoni te partia, jo te feja

Një prej figurave kryesore të elitës politike në partinë komuniste kineze kritikoi kuadrot në vend se në vend të Marksit dhe Leninit, respektojnë fantazmat dhe zotat.

Në një artikull në gazetën e partisë, e përditshmja e Popullit, Chen Xi, akuzoi disa zyrtarë se kanë degraduar politikisht dhe moralisht, pasi kanë humbur besimin te socializmi dhe janë kthyer nga feja, besëtytnitë e akoma më keq te stili perëndimor me shumë parti, transmeton express.

“Disa nuk besojnë te Marksi dhe Lenini, por te fantazmat dhe zotat. Ata nuk besojnë tek idealet, por te magjia. Ata nuk respektojnë popullin, por padronët”, shkruan Chen, i cili muajin e fundit u bë pjesë e byrosë së plotfuqishme politike me 25 anëtarë.

Artikulli i Chen konfirmon atë që dihej, se anëtarë të Partisë Komuniste, e cila është zyrtarisht ateiste, i është kërkuar t’i qëndrojnë larg fesë.

Aktivistët thonë se armiqësia ndaj fesë është intensifikuar qëkur Xi Jinping u bë President i Kinës në 2012. Raporte të shumta thonë se të krishterëve në Kinë i është kërkuar të heqin imazhet e Jezusit dhe kryqin nga shtëpitë dhe të vendosin foton e Presidentit Xi Jinping.

Nga këto të fundit janë shpërndarë me mijëra së fundmi.

Nisma u konfirmua edhe nga zyrtarë lokalë, të cilit thanë se qëllimi i saj është të bindin njerëzit se gjendjen e tyre mund ta përmirësojë presidenti dhe jo biri i zotit.

Shumë njerëz në zonat rurale janë injorantë dhe mendojnë se zoti është shpëtimtari i tyre, deklaroi një zyrtar lokal i identifikuar si Qi Yan, i cili shtoi se pas punës së kuadrove, njerëzit do ta kuptojnë se nuk duhet të mbështeten te Jezusi dhe të kenë besim te feja, por te partia.

Mediet raportojnë se qytetarë të ndryshëm thonë se nëse nuk heqin simbolet e krishtera nga shtëpitë, nuk kualifikohen për asistencë nga fondi për varfërinë.

ME TE LEXUARAT