Berisha: Një kartolinë falenderimi për Edi Ramën nga Bulqiza
Lajmifundit
/
15 Nëntor 2017, 15:22
Soft
Deklarata e Edi Ramës se në Bulqizë nuk ka fëmijë që punojnë për të mbledhur kromin dhe sulmi ndaj emisionit ‘Le Iene’ ka sjellë reagime të shumta.
Një reagim ka ardhur ditën e sotme edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ai ka bërë publike një foto ku duket një fëmijë i vogël që në shpinë ka një arkë të mbushur me kro.
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:
Bulqizaku i vogël i dërgon Noriegës kartolinë falënderimi!
“Miremengjes kryeministri im, miremengjes! Faleminderit qe me pranove mbreme se ekzistoj! Pavaresisht se e bere per menderen tende!”