Zyrari i lartë gjerman flet për çështjen "Tahiri": S’duhet të abuzohet me imunitetin për të mbrojtur deputetët nga drejtësia

Aktualitet

Christian Hellbach, Drejtor për Europën Jug-Lindore në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, në një intervistë për DW, ka folur për rastin e ish ministrit Saimir Tahiri si i dyshuar për lidhjet me grupet e trafikut të drogës. Ndër të tjera ai tha se një nga detyrat kryesore të Shqipërisë në kuadër të përafrimit me BE-në është lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

I pyetur nëse Gjermania e mbështet ambicien e Shqipërisë për të hapur negociatat e anëtarësimit vitin e ardhshëm Hellbach tha se vendi i tij i qëndron premtimit, që të gjitha vendet e Evropës Juglindore kanë perspektivën e integrimit dhe ne i mbështesim ata në përpjekjet e tyre për të realizuar reformat e nevojshme. Kriteret për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit janë të njohura. Tani është në dorën e Shqipërisë të arrijë progresin e kërkuar në pesë prioritetet kyçe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një hap shumë i rëndësishëm është reforma në drejtësi dhe ngritja tashmë e përfunduar e komisioneve të vetingut. Ne presim me shumë interes punën e tyre dhe do t’i vëzhgojmë imtësisht. Sukses presim gjithashtu të arrihet edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Duke komentuar situatën aktuale politike në Shqipëri, rreth investigimit për korrupsion dhe lidhjes me grupet e trafikut të drogës të ish-ministrit të Brendshëm si dhe dorëheqjen e drejtorit të shërbimeve sekrete, zyrtari gjerman pohoi se një nga detyrat thelbësore të Shqipërisë në kuadër të përafrimit me BE-në është lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për këtë arsye do të nevojitej konsolidimi i organeve ligjzbatuese në aktivitetin e tyre si edhe procese të ndjekjes penale pavarësisht personit. Po kështu nuk duhet të abuzohet me imunitetin parlamentar për të mbrojtur të mandatuarit prej aksesit të drejtësisë, nëse ka mjaftueshëm momente konkrete dyshimi. Ky është një imperativ i shtetit ligjor.

ME TE LEXUARAT