Ahmetaj dhe Peleshi në Dibër: 20 milionë dollarë për rimbursimin e fermerëve, krijoni NIPT-in tuaj!

Politikë

Në kuadër të takimeve në qarkun Dibër, në një bashkëbisedim me sipërmarrësit e zonës për buxhetin 2018 dhe paketën fiskale, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, kanë folur edhe për mbështetjen që do t’i jepet vitit të ardhshëm, sektorit të bujqësisë.

Ministri Ahmetaj i ftoi fermerët të pajisen me Nipt, si një instrument kyc që jo vetëm ndihmon formalizimin e sektorit, por mbi të gjitha garanton rimbursimin e fermerëve që në vitet e fundit është dhjetëfishuar.

“Unë ju sugjeroj që të krijoni linjën tuaj, netëork-un tuaj dhe të fermerëve me NIPT dhe t’i tregoni që NIPT-i është bërë për t’i favorizuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dua të ndaj me ju që, po shkon rimbursimi i fermerëve në 20 milionë dollarë. E dini sa ka qenë përpara disa viteve? 2 milionë dollarë. Eshtë rritur 10 herë rimbursimi! Pra, është një instrument favorizimi shumë i madh.

Nëse ju vini me NIPT-in, qeveria ka mundësi t’ju japë 20% mbrapsht. Ne i rimbursojmë me vendim qeverie 20% eksportuesit brenda 30 ditëve dhe prodhuesit siç jeni ju brenda 60 ditëve” – tha Ahmetaj.

Ministri i Bujqësisë Peleshi e vuri theksin tek rritja e mbështetjes financiare për bujqësinë të parashikuar në vitin 2018 në buxhetin e shtetit, por jo vetëm:

“Vitin që vjen, ne do të kemi një fond fal bujarisë edhe të Ministrit të Financave, që është më i madhi që ka pasur ndonjëherë Shqipëria në mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit rural, 2.6 miliardë lekë. Nëqoftëse do t’ia dalim me sukses, mund të hapim brenda këtij viti, edhe IPARD-in. IPARD është një program mbështetjeje i Bashkimit Europian në mbështetje me qeverinë shqiptare që është 93 milionë euro. Pra, viti 2018 do të jetë viti i parë ku ne do të kemi, jam i sigurt, më shumë para se sa sektori dhe sektorët kanë mundësi të thithin” – tha Peleshi.

ME TE LEXUARAT