Gabimi që i kushtoi lirinë shqiptarit në Itali, ja çfarë u bëri karabinierëve

Aktualitet

Një shqiptar ka rënë në pranga pasi ka tentuar të korruptojë policinë italiane.

Mediat italiane njoftojnë se shqiptari i identifikuar si Hasim Balliu, 38-vjeç u arrestua nga Policia në provincën e Cerignola-s në Foggia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai u ndalua në stacionin kryesor të Cerignola-s për një shkelje të rregullave rrugore, por për t’i shpëtuar ndëshkimit me gjobë i ofroi 15 euro karabinierëve.

“Merrni këto 15 euro dhe më lejoni të iki,” mësohet t’i ketë thënë shqiptari uniformave blu raporton FoggiaToday.

Por policët italianë kanë refuzuar menjëherë ryshfetin duke e prangosur shtetasin. Tashmë Balliu do të përballet në gjykatë për shkeljen “nxitje korrupsioni”.

ME TE LEXUARAT