Moti për sot, dita nisi më shi, në mbrëmje fillon dëbora

Aktualitet

Vranësira dhe shira dominojnë pjesën më të madhe të territorit shqiptar ku sasi më të konsiderueshme pritet të bien në zonat veriore dhe qendrore.

Mesdita pakëson reshjet në jug, por në zonat veriore dhe qendrore shirat mbeten të konsiderueshëm. Vonë gjatë pasdites reshjet shtohen në qendër dhe veri duke sjellë dëborë në ekstremin verior dhe zonat e thella verilindore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në mbrëmje shirat zhvendosen drejt jugut ku pritet dëborë e pakët në lindje dhe juglindje të vendit.

Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në mëngjes, por një rënie me 5 – 6°C do të ketë në vlerat termike të mesditës duke bërë që maksimumi në rang vendi të zbresë në 19-20°C.

Sipas MeteoAlb, era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 – 5 ballë.

ME TE LEXUARAT