Operacion për Habilajt në Vlorë, kapen 10 ton drogë, priten arestime

Aktualitet

Një operacion është duke u zhvilluar nga prokuroria e krimeve te renda dhe policia e Vlorës në këto momente ne rrethinat e qytetit bregdetar ne zonen e Babices. Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një video ku tregoheshin thasë të mbushur me kanabis dhe disa bidonë. Zyrtarë të policisë së Vlorës, nuk kanë pranuar të japin asnjë detaj.

Burime zyrtare në polici thonë se operacioni po drejtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe forca policore të mbërritura nga Tirana të cilat duket se kanë shmangur policinë e Vlores ne kete aksion.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime jo zyrtare thonë se pritet të ketë arrestime të bujshme dhe për këtë shkak askush nuk po jep detaje. Ish-kryeministri Berisha tha se droga u zbulua në Babicë e vogël në shtëpinë e Armand Koçerrit, mik i Habilajve. Vila e këtij personi ishte e ruajtur me kamera dhe sistem sigurie.

ME TE LEXUARAT