Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Policia sekuestron 335 kg marijuanë në Lezhë, pranga kryeplakut dhe 2 të tjerëve (EMRAT)

Policia ka sekuestruar 335 kg marijuanë në proces tharje gjatë në operacioni të zhvilluar në Lezhë, ku ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kerkim një tjetër.

Gjithashtu Policia bën me dije se ka prangosur edhe Kryetarin e fshatit Lalm në Lezhë, njëkohësisht me detyrë edhe Specialist pyjor për veprat penale ” Moskallzim krimi” “Shpërdorim detyre”.

Të arrestuarit janë Bledar Bunaj, 29 vjeç dhe Agron Lushi, 32 vjeç, të dy banues fshatin Lalm i Ri. Ndërsa në kërkim është shpallur 38 vjeçari A.P. Për rastin u arrestua edhe kryeplaku 45 – vjeçar Bardhok Perdoda.

Policia sqaron se arrestimi i tyre erdhi pasi gjatë kontrollit në fshatin Lalm – Kolsh u gjetën dhe u sekuestruan 335 kg mariuanë në proces tharje, si dhe u asgjësuan 468 bimë kanabis.

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Bledar Bunaj, u sekuestruan 80 fara kanabis.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet