“Të na falësh që nuk do të jemi aty”, “Tifozat Kuq e Zi” ndjesë Lorik Canës

Sport

Futbollisti Lorik Cana do të shkelmojë për herë të fundit topin sonte në ndeshjen që kombëtarja shqiptare do të luajë kundër Italisë.

FSHF së bashku me kapitenin legjendar kanë organizuar një ceremoni për largimin e tij nga futbolli, mirëpo të pranishëm nuk do të jenë grupimi “tifozët kuq e zi”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ultrasit që kanë mbështetur kudo kombëtaren, që prej sfidës me Izraelin të luajtur në vendin tonë kanë shpallur bojkotin e stadiumeve shqiptare.

Më herët ata i kërkuan Canën të shtynte ceremoninë, ndërsa ky i fundit i informoi ata se kjo ishte e pamundur për disa arsye.

“Tifozat kuq e zi” duke parë situatën e krijuar, me një postim në rrjetet sociale i kanë kërkuar ndjesë kapitenit.

Faleminderit Kapiten!

Të na falësh që nuk do të jemi aty të thërrasim edhe një herë emrin tënd sot siç kemi bërë për vite me rradhë në të gjitha stadiumet e Europës. Na fal, por na detyruan!

Je dhe do të mbetesh përgjithmonë Kapiteni ynë. Faleminderit për gjithçka! Shihemi së shpejti!

P.s. Tash të presim edhe në tribuna ta përkrahim Kombëtaren së bashku!

#FaleminderitKapiten #LorikCana5

ME TE LEXUARAT