Makina bie në kanal, humb jetën shqiptari në Greqi

Aktualitet

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi.

Viktima po udhëtonte me makinë në autostradën Giannitsa – Alexandria rreth orën 09:30 me orën lokale, kur humbi kontrollin e makinës. Automjeti përfundoi në kanal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas medias shqiptari është i moshës 50-vjeçare, ndërsa nuk bëjnë të ditur identitetin e tij. Viktima po udhëtonte vetëm kur humbi kontrollin e mjetit.

Policia greke ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.

ME TE LEXUARAT