Automjeti goditi kombësorët në Londër, reagon policia: Nuk është akt terrorist

Bota

Reagon policia e Londrës, pas lëndimit të 11 personave afër Muzeut Natyror Historik. Sipas policisë, automjeti që ka goditur këmbësorët nuk ka të bëj me terrorizmin, por po trajtohet si aksident i trafikut.

Policia tha se 11 vetë janë lënduar nga sulmi i djeshëm, kur vetura kaloi në anën e këmbësorëve afër këtij muzeu, që është njëri nga atraksionet më të njohura turistike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zyrtarët thanë se një person është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Shërbimi i ndihmës mjekësore i Londrës pohuan se shumica e atyre që ishin lënduar janë trajtuar për shkak të lëndimeve në kokë dhe në këmbë.

Nëntë prej të lënduarve janë dërguar në spital, megjithqë asnjëri prej tyre nuk konsiderohet se është në rrezik për jetë, kanë thënë zyrtarët.

Këtë vit, në qytetet britanike, Londër dhe Mançester, kanë ndodhur disa sulme terroriste, përfshirë edhe ato me makina kundër këmbësorëve në Ëestminster Bridge dhe London Bridge.

ME TE LEXUARAT