Bandat goditën policinë në Elbasan, arrestohet shoferi i makinës së blinduar

Aktualitet

Ndalohet nga policia me urdhër të prokurorisë shtetasi i dyshuar për drejtimin e automjetit Audi që goditi makinën e policisë së shtetit më 18 shtator në Elbasan.

Shtetasi Enea Bekteshi është vënë në pranga ditën e sotme pas hetimeve të kryera ndaj tij prej disa javësh. I arrestuari dyshohet se mbrëmjen e 18 shtatorit 2017 ka qenë duke drejtuar makinën tip Audi të blinduar e cila goditi makinën e zv.drejtorit të policisë së Elbasanit në hyrje të tregut agroushqimor të këtij qyteti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestimi i tij është bërë në qytetin e Cërrikut ditën e mërkurë. Ndërkohë burimet e policisë, kanë thënë se Enea Bekteshi rezulton të jetë i dyshuar si anëtar i grupit të një njeriu të afërt me kryetarin e Bashkisë së Elbasanitm Qazim Sejdini.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama deklaroi se goditja e policisë në Elbasan po hetohej dhe se shumë shpejt do të kishte hapa konkretë në lidhje me autorët e kësaj ngjarje. /lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT