"Black Out" në internet, Google, Gmail dhe Youtube bllokohen për disa minuta

Teknologji

Gjiganti i kërkimit në internet "Google" dhe disa prej shërbimeve që ofron, si Gmail, Youtube, Google Drive dhe Google Maps janë bllokuar dhe nuk kanë funksionuar për disa minuta gjatë ditës së sotme në disa shtete të botës.

"Indipendent" bën me dije se shumë persona nuk kanë pasur mundësi të aksesojnë këto platforma.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bëhet me dije se këto platforma të gjigantit "Google" funksionojnë pjesërisht në Britania e Madhe, Franca dhe disa zona në Amerikën e Veriut.

Nuk bëhet me dije nëse ky ka qenë një problem në funksionimine sistemit, apo një sulm kibernetik./LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT