Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Atentati në lokal në Laprakë, policia zbardh emrat e katër të plagosurve

Policia ka zbardhur emrat e katër personave që mbetën të plagosur mbrëmjen e djeshme në një atentat prane nje lokali në ‘Laprakë’. Sipas policise, ata janë Avni Biberi 46 vjeç, Bujarin Mrisha 39-vjeç, Erjon Leka 31-vjeç dhe Bledar Gusturami 33 vjeç.

Autori i dyshuar që qëlloi me armë ndaj këtyre personave është shtetasi Arben Seferi, pronari i bar ‘Arlindi’, ku ndodhi përplasja. Policia ka shpallur në kërkim autorin ndërsa ka nidur hetimet për ngjarjen.

Nga të dhënat e para mësohet se sherri ka nisur tri dite me pare pas një konflikti të çastit. Mbremjen e te premtes kater personat jane takuar me Seferin dhe nje mik te tij per tu sqaruar por më pas gjithcka ka degjeneruar në përdorimin e armës.

Në vendin e ngjarjes, policia gjeti më tepër se 7 gëzhoja të një pistoletë të kalibrit 9 mm. Autori dyshohet se u largua nga vendngjarja i ndihmuar nga i vëllai Astrit Seferi, ndërsa pritet që dëshmia e të plagosurve të hedhë më shumë dritë mbi atentatin qe la te plagosur kater persona.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.