Aksion natën në autostradë, policia: Këtyre nuk u dhimbset as jeta, ecin me 202 km/h

Aktualitet

Policia Rrugore ka dalë me radare në autostradën Durrës – Tiranës pas mesnate dhe ka ndeshkuar drejtuesit e mjeteve qe kryejne shkelje te rrezikshme duke ecur deri edhe me 170 apo 202 kilometer ne ore. Policia ka postuar fotografi të radarëve që kapin shoferë duke lëvizur me shpejtësi deri në 202 kilometra në orë, policia shkruan se këta drejtues nuk kanë mëshirë për veten, e jo më për të tjerët.

“Me Policinë Rrugore të Tiranës me Radar në autostradën Durrës – Tiranë. Shpejtësi përtej çdo limiti. Fotot flasin vetë. Drejtues mjetesh që nuk ju dhimbset as jeta e tyre, as e familjarëve që kishin me vete, palë e përdoruesëve të tjerë të rrugës. Jeta është e shtrenjtë, mbrojeni duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një tjetër postim po gjatë natës, policia evidenton një tjetër problematikë atë të dhënies së makinës në gjendje të dehur. Edhe në këtë rast, situata paraqitet jashtë limiteve. Policia bën sërish apel për drejtuesit, që kur konsumojnë alkool të mos përdorin makinën e tyre.

“Me Policinë Rrugore të Tiranës për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Fotot që shikoni janv reale, teste të bëra me drager drejtueseve të automjetëve. Kjo masë alkooli e konsumuar dhe të drejtosh automjetin është vërtet papërgjegjshmëri. Argëtohuni, por mos drejtoni mjetin në gjendje të dehur. Drejtues mjetesh: alkooli vret… Në rast se konsumoni alkool mos drejtoni mjetin, por përdorni automjetet e transportit publik. Kështu jeta juaj, e të afërmëve tuaj dhe e të gjithë përdorueseve të rrugës është më e sigurtë”.

ME TE LEXUARAT