Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Koreja e Veriut kërcënon sërish me raketa bërthamore

Sipas medias shtetërore në Korenë e Veriut, Kim Jong-un është betuar se vendi i tij do ta arrijë qëllimin për të treguar forcën bërthamore.

Qëllimi, sipas agjencisë së lajmeve KCNA, është të vendosë “ekuilibrin” e forcës ushtarake si SHBA-ja. Komenti i Kim erdhi pasi Koreja e Veriut shpërtheu raketën e fundit e cila përshkoi Japoninë.

“Ne duhet t’i tregojmë fuqive të mëdha shoviniste se shteti jonë do ta plotësojë qëllimin e saj, si forcë nukleare pavarësisht kufizimeve dhe bllokimeve që kanë bërë”, është shprehur Kim Jong-un sipas KCNA.

“Ne do të barazohemi në forcë ushtarake me SHBA-në dhe ata nuk do guxojnë të flasin më për kapacitetet tona ushtarake,” shtoi Kim Jong-un.

Lideri i Koresë së Veriut ishte i pranishëm në momentin e lëshimit të raketës Hwasong-12 të premten.
Raketa arriti një lartësi rreth 770 km dhe përshkoi 3700 km duke kaluar në veri të ishullit Hokkaido të Japonisë para se të ulej në det.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet