Rreh nënën, vëllain dhe gruan, arrestohet 36-vjeçari në Kavajë

Aktualitet

Një 36-vjecar nga Kavaja është arrestuar nga Policia pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nënën, vëllanë e vet dhe bashkëshorten.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Xhevahir Hallulli, 36 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e policisë Kavajë, më datë 12.09.2017 arrestuan shtetasin :

- Xhevahir Hallulli, 36 vjeç, banues në fshatin Vorrozen Kavajë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas, në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës, (shtetases Sh.H., 59 vjeçe), vëllait (shtetasit B.H., 38 vjeç) dhe bashkëshortes (shtetases A.H., 33 vjeçe).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale "Dhunë në familje", parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal./LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT