Shkëlzen Berisha shperthen ndaj ministrit Tahiri, Zotnia 320 apo Zotnia 283?

Aktualitet

shkelzen-berisha“Ka disa dite qe si shume te tjere ndjek justifikimet qesharake qe dhuron Raj Tahiri kur perpiqet te shpjegoje perse audiA8 (nga modelet me te shtrenjta te audit) AA003GB , qe here transporton trafikante droge (sipas policit te antidroges) e here tjeter ministrin e brendshem me familjaret (sipas TIMS-it), ndonese e rregjistruar ne emrin e tij, nuk eshte e vetja.

Shpjegimi i pare i Raj Tahirit gjate emisionit Opinion ishte se, audi i tij u eshte shitur disa kushurinjeve te larget te njohur nga antidroga e Vlores si trafikante lendesh narkotike, por keta e kishin lene ne emer te ministrit qe ky i fundit mos zbatonte vendimin e gjykates por t’i fuste keto para ne xhep. Deri ketu sado absurde dhe qesharake te tingelloje kjo histori, Raj Tahiri ka pranuar me gojen e tij se eshte Zotnia 320 qe permes shitjes se makines dhe futjes se parave ne xhep i eshte shmangur zbatimit te vendimit te gjykates qe e ka gjetur ate fajtor per shpifje.

Por pas daljes se te dhenave nga sistemi TIMS qe tregojne familja Tahiri ka vazhduar ta perdore Audin edhe pas “shitjes” tek trafikantet Habilaj, ne TOP Story shfaqet serisht Raj Tahiri, me shpjegimin e ri se ka marre mbrapsht makinen e perdorur nga trafikantet kushurinj (tashme jo kaq te larget) per te sorrollatur sorollopin qe mos harxhoje karburantin e shtetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aresyet perse njerez te skeduar nga policia per trafik droge, jo vetem perdorin e posedojne per udhetime brenda e jashte vendit (shpresoj pa mall brenda), nje makine, pronar i se ciles rezulton ministri i brendshem, por dhe ja huazojne ate kur jane pushim, ministrit dhe familjes se tij (shpresoj pa ilace brenda) jane lehtesisht te kuptueshme dhe ne harmoni te plote me tonelatat e droges qe kapen brenda dhe jashte Shqiperise.

E vetmja gje qe Raj Tahiri duhet te sqaroje ne daljen e trete eshte, nese do zgjedhe te prezantohet ne publik e prokurori si Zotnia 320* apo si Zotnia 283*.

P.S

*320 neni i kodit penal qe trajton rastet e pengimit te zbatimit te vendimeve te gjyatave.

*283 neni i kodit penal qe trajton rastet e trafikimit te lendeve narkotike”, shkruan Shkëlzen Berisha në facebook.

ME TE LEXUARAT