Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tiranë, autori i plagosjes me armë të biznesmenit, efektiv policie, zbulohet shkaku i krimit

Autori i plagosjes me armë të biznesmenit Pëllumb Gjoka është një specialist i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Burime policore konfirmuan se ai është Kleant Musabelliu 40 vjeç.

Ky i fundit qëlloi me pistoletë biznesmenin 43-vjeçar duke e lënë të plagosur, jashtë rrezikut. Sherri mes tyre nisi për motive banale në zonën e ‘Pazarit të Ri’ në kryeqytet.

Fillimisht ishin përfshirë në sherr djemtë e tyre. Për të sqaruar rastin, dolën vet Pëllumb Gjoka dhe Kleant Musabelliu. Ata debatuan ashpër mes tyre.

Në gjaknxehtësi e sipër, specialisti i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve nxorri pistoletën dhe qëlloi në këmbë biznesmenin Gjoka. Ky i fundit mbeti i plagosur lehtë. Ndërsa Musabelliu u shoqërua në komisariat nga forcat e policisë, citon klan.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet