E rëndë në Tiranë, plagoset një person me armë, arrestohet autori

Aktualitet

Një person është plagosur pak minuta më parë në zonën e “Pazarit të Ri” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personash.

Policia thotë se shtetasi P.Gj. ka qëlluar më armë zjarri në këmbë shtetasin K.M. 40 vjeç. Ky i fundit është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë është arrestuar edhe autori. Ende nuk dihen motivet e sherrit.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 11.09.2017, rreth orës 21 :00 në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për plagosje me armë zjarri tek “Pazari i Ri”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar se :

Shtetasi P.Gj., pas një konflikti është qëlluar në pjesën e këmbës me armë zjarri nga shtetasi K.M., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i dëmtuar është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i plagosjes, shtetasi K.M., 40 vjeç është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Po punohet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT