Vrau ish bashkëshorten gjyqtare, aministia liroi Fadil Kasemin nga burgu

Aktualitet

Fadil Kasemi, i cili mesditën e sotme ekzekutoi ish bashkëshorten e tij, gjyqtare në Gjykatën e Shkodrës u lirua nga burgu në janar të 2017.

Ai është një nga 670 të dënuarit të cilët përfituan lirinë nga amnistia e miratuar nga parlamenti e firmosur nga presidenti Nishani në dhjetor të 2016.

Urdhri i lirimit i cili mban datën 14 janar 2017. Në momentin kur u miratua aministia, Kasemit i kishin mbetur për të vuatjru dhe 11 muaj e 8 ditë burg.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjykatës së Kavajës e dënonte Fadil Kasemin me 3 vjet burg. Vendimi i firmosur nga gjyqtari Luan Lusha u shpall më 28 prill 2016.

Gjykata e deklaroi fajtor Fadil Kasemin për kryerjen e veprës penale “dhune në familje” me 1 vit e 6 muaj burg.

dhe për akuzën “armëmbajtje pa leje” e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 3 vjet burg.

“Në bazë të nenti 55 të Kodit Penal në bashkim të dy dënimeve në një dënim të vetëm e dënon të pandehurin me 4 vjet e 6 muaj burgim. Në aplikimin e nenit 406 të Kodit të Procedurës penale e dënonte përfundimisht të pandehurin me 3 vjet burg.”

Vuajtja e dënimit niste nga data 19 korrik 2017 dhe do të kryhej në një burg të sigurisë së zakonshme ” thuhet në vendim.

Mesditën e sotme Fadil Kasemi qëlloi për vdekje ish bashkëshorten e tij e cila po hipte në makinën e parkuar pranë pallatit ku jetonte. Policia arrestoi autorin dhe sekuestroi armën e krimit.oranews

ME TE LEXUARAT