EMRI/ Gjendet një trup i pajetë në plazhin e Bunecit, policia jep detajet e para

Aktualitet

Një person i pajetë është nxjerrë nga plazhi i Bunecit mëngjesin e sotëm. Viktima është parë nga pushuesit teksa pluskonte mbi ujë.

Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe nga të dhënat paraprake rezulton se trupi i pajetë është i seksit mashkull.

Sipas policisë, viktima është Islam Bega, 60 vjeç, banues në Berat.

Njoftimi i Policise:

Himarë

Më datë 31.08.2017 rreth orës 09:50, Salla Operative e Sarandës është njoftuar se në vendin e quajtur ''Bunec'', Himarë është gjendur një shtetas i mbytur.

Shërbimet policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar të mbytur shtetasin I.B., 60 vjeç, banues në Berat.

Shtetasi I.B., i cili punonte si roje tek lokalet në Bunecë është konstatuar nga policia i pajetë brënda në det.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT