Mediat: Koreja e Jugut po planifikon vrasjen e Kim Jong Un

Bota

Forcat speciale të Koresë së Jugut kanë plane konkrete për të vrarë diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, dhe zyrtarët e tij kryesorë, nëse diktatori koreano-verior nis një luftë, bëjnë të ditur mediat koreano-jugore.

Shefat kryesorë ushtarakë të Seulit i kanë prezantuar presidentit koreano-jugor, Moon Jae-in, disa propozime, që thuhet se përfshijnë edhe dërgimin e vrasësve të trajnuar brenda Koresë së Veriut për të goditur hierarkinë e regjimit diktatorial.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lajmi për planet e Koresë së Jugut vjen teksa tensionet në Gadishullin Korean janë rritur përsëri, pasi Pheniani ka lëshuar për testim një raketë balistike mbi Japoninë, duke nxitur reagime të ashpra nga të katër anët. Sipas gazetës “Chosun Ilbo”, Moon i ka thënë zyrtarëve të tij ushtarakë që të jenë të gatshëm që të ndërmarrin shpejt një ofensivë, në rast se Koreja e Veriut e tepron me ndonjë provokim tjetër.

ME TE LEXUARAT