Kishte kohë pa kryer marrëdhënie me të shoqin, gruaja për pak sa nuk vdiq pas aktit

Soft

Një 26-vjeçare ka rrezikuar seriozisht jetën pasi kreu marrëdhënie seksuale me të shoqin te cilin kishte rreth 6 muaj që nuk e kishte takuar. Xiao Qink nga Kina, pas aktit me të shoqin pësoi një hemorragji të brendshme dhe këtë e kuptoi nga dhimbjet e tmerrshme që iu shkaktuan në zonën e barkut.

Pasi u dërgua me urgjencë në spital mjekët i thanë i ishte çarë një kist ovarian të për të cilin ajo nuk kishte dijeni. Mjekët pohuan se ajo kishte humbur shumë gjak dhe nëse do të ishte vonuar edhe pak, nuk do të kishte mbijetuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kistit ovariale janë qeska të mbushura me lëngje që zhvillohen në vezoret e një femre dhe që zakonisht çahen gjatë ciklit menstrual. Por në rastet kur nuk çahen dhe përmase e tyre zmadhohet kanë nevojë për trajtim mjekësor.

Shenjat paralajmëruese të tyre janë dhimbje legeni, dhimbje gjatë aktit seksual, nevojë e shpeshtë për të urinuar, cikël menstrual i gjatë ose i parregullt, gjakderdhje dhe vështirësi për të mbetur shtatzëne. “New York Post” shkruan se 26-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë dhe në pak kohë pritet që të rikuperohet plotësisht.

ME TE LEXUARAT