“Ndërtimi 3”/ Oficeri i Krimeve po ndërtonte lokal pa leje, policia e Shtetit merr masa drastike. Ja kush e pësoi

Aktualitet

Finalizohet me sukses operacioni “Ndërtimi 3” nga policia e Shtetit, duke zbatuar detyrat e dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako për marrjen e menjëhershme te masave ndaj ndërtimeve pa leje dhe krimeve mjedisore.

Mësohet se pas arrestimit të një oficeri policie për Krimet, në Komisariati i Policisë nr.2-Tiranë, Roland Skënderi, dhe inspektorit të lartë tek IMT Bashkia Tiranë, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe nga Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë marrë masa administrative për disa oficerë policie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas bluve, procedimi i këtyre shtetasve u bë për veprën penale “Ndërtim pa leje”, dhe “shpërdorim detyre”, pasi më datë 23.08.2017, në vendin e quajtur rr. Muhamet Gjollesha, pallati ML, shtetasi Roland Skënderi ka kryer ndërtim pa lejen e organeve kopetente konkretisht një lokal bar kafe.

➢ Shkarkim nga detyra për shefin e Komisariatit të Policisë nr.2 Tiranë.

➢ U shkarkua nga detyra dhe ka filluar hetimi disiplinor për Shefin e policimit në komunitet, pranë komisariatit nr.2-Tiranë.

➢ U shkarkua nga detyra dhe ka filluar hetimi disiplinor për Specialistin e policisë kriminale (që mbulon zonën), pranë komisariatit nr.2-Tiranë.

➢ U shkarkua nga detyra dhe filloi hetimi disiplinor për Specialistin e policisë së rendit (që mbulon zonën), pranë komisariatit nr.2-Tiranë

Po në lidhje me këtë ndërtim pa leje nga (SH.Ç.B.A) janë kryer veprime proçeduriale penale mbi dyshimet për implikim të punonjësve të policisë pranë Komisariatit nr.2, Tiranë, të cilët kanë marre dieni apo nuk kanë kryer detyrat funksionale sipas proçedurave standarte për ndrtimet pa leje.

Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrthit Gjyqësor Tiranë për vlerësim të mëtejshëm.

 

ME TE LEXUARAT