I pabesueshme, i riu shqiptar vdes duke ia hapur varrin kushëririt të tij

Kosovë&Rajon
I pabesueshme, i riu shqiptar vdes duke ia hapur varrin kushëririt të

Dy vdekje të njëpasnjëshme kanë ndodhur brenda ditës, në fshatin Dobratin të komunës së Podujevës. Xhemajl Xhemajli, 33 vjeçar ka vdekur duke hapur varrin e kushëririt të tij Sejdiu Sejdiut i cili kishte vdekur vetëm dy orë më parë. E sot në varrezat e këtij fshati të dy ata, u varrosën në shumë reshje shiu, e edhe në shoqërinë e shumë qytetarëve që erdhën për lamtumirën e fundit.

Kishte shkuar për t’i hapur varrin familjarit të vdekur, por vdekja ia kishte ndaluar punën në gjysmë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Xhemajl Xhemajli, 33 vjeçar po bënte gati varrin për kushëririn Sejdi Sejdiun, i cili kishte ndërruar jetë vetëm dy orë më parë, por në varrin e tij, pësoi infarkt në zemër dhe ndërroi jetë.

Familjarët e edhe të gjithë banorët e fshatit Dobratin, e përjetuan rëndë humbjen e dy familjarëve, brenda të njëjtës ditë.

Pas rastit tragjik varrimi për të dy ata, u vendos të bëhej bashkë.

Shiu që nuk pushoj për asnjë moment, nuk i ndaloj gjithë këta njerëz që të vijnë për tu dhënë lamtumirën e fundit atyre që vdekjen e gjetën papritur.

E të afërmit e tyre, për Tribuna Channel, shpjeguan ngjarjen.

Sejdiu kishte vdekur pas një sëmundje me të cilën u ballafaqua, ndërsa që Xhemajli nuk vuante nga asnjë sëmundje

ME TE LEXUARAT