Ja kush është Dejvis Rrustemaj, i arrestuari për plagosjen e Lorenc Hoxhës tek Komuna e Parisit

Aktualitet

Ky është Dejvis Rrustemaj, shtetasi i arrestuar në lidhje me përplasjen me armë tek Komuna e Parisit ku mbeti i plagosur Lorenc Hoxha pak ditë më parë në Tiranë.

[caption id="attachment_722646" align="aligncenter" width="630"] Dejvis Rrustemaj dhe Klajdi Kodra[/caption]

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rrustemaj së bashku me tre persona të tjerë akuzohen për atentatin e ndodhur tek Komuna e Parisit. Policia ka thënë se Rrustemaj është person me precedentë penalë.

Falë këtyre veprimeve u bë e mundur lokalizimi i personave të përfshirë në këtë ngjarje. Mbi bazën e punës dhe provave të grumbulluara, Sektori Kundër krimeve të Rënda ndaj jetës në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan dhe zjvilluan operacionin policor të koduar “Poker”, ku u bë arrestimi i shtetasve të mëposhtëm, të cilët fshiheshin në qytetin e Vlorës dhe konkretisht :

– Dejvis Rrustemaj,( në rolin e ekzekutorit ), 27 vjeç, banues në Tiranë.

– Klajdi Kodra, ( në rolin e bashkëpuntorit ), 27 vjeç, banues në Tiranë.

– Igler Qose, ( në rolin e bashkëpunëtorit) 26 vjeç, banues në Bulqizë.

– Ardit Xheferri, ( përkrahës i autorit të krimit), 31 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi më datë datë 03.08.2017, rreth orës 19:40, në rrugën “Sulejman Delvina”, shtetasi Dejvis Rrustemaj, duke lëvizur me mjetin tip “BMë X5”, së bashku me shtetasit Klajdi Kodra, dhe Igler Qose, për shkak të një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Benz”, ku ka mbetur i plagosur në shpatull, shtetasi Mariglen Hoxha, 25 vjeç, i njohur ndryshe si Lorenc Hoxha, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i atentatit ndaj Lorenc Hoxhës, Dejvis Rrustemaj është një emër i njohur për Policinë e Tiranës, pasi para 3 muajve i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në kryeqytet pranë një xhamie, në rrugën “Xhanfize Koko”, pranë Kinostudios.

Ai u qëllua me armë zjarri nga dy persona që po lëviznin me motor, por arriti që të shpëtonte, pasi plumbat e kapën në këmbë.

Dejvis Rrustemaj nga Tropoja, banues në Tiranë ka gënjyer punonjësin e policisë në spital duke dhënë emër dhe moshë tjetër pas atentatit që iu bë, ndërsa ka qenë i dënuar për “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim”, “Kanosje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.

ME TE LEXUARAT