Policia qëlloi 13 herë trafikantin e kokainës në Tiranë, ja e papritura që u ndodhi sot

Aktualitet

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave nisi verifikimet pas operacionit antidrogë që “shkoi keq” në kryeqytet. Oficerët jo vetëm që rrezikuan jetën e tyre dhe të qytetarëve, por edhe plagosën një trafikant, ndaj SHÇBA do të verifikojë zbatimin e procedurave standarde. Mesohet se te gjithe efektivat pjesemarres ne aksion por edhe drejtuesit e ketij operacioni tashme jane marre ne hetim.

Të martën ne mbremje uniformat blu sekuestruan gati gjysmë kilogramë kokainë, ndërkohë që në pranga përfunduan 3 persona dhe një tjetër u shpall në kërkim. Operacioni u zhvillua në rrugën “Don Bosko”, ndërsa efektivët u detyruan të qëllojnë me pistoletë pasi të dyshuarit çanë postobllokun e ngritur për ndalimin e tyre.

Deshmitaret kane thene se kane degjuar 13 te shtena me arme ne vendin e ngjarjes ndersa trafikanti dhe personi qe e shoqeronte konfirmohet se nuk kane qelluar me arme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policisë, agjentët antidrogë kishin nën vëzhgim dy persona për të cilët kishte informacione se shpërndanin kokainë në këtë zonë. Shenjave për të ndaluar mjetin tip Citroen, Blendi Peca dhe Ardit Murati iu përgjigjën duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë. Në këto kushte, agjentët e policisë janë detyruar të qëllojnë në ajër dhe më pas në drejtim të gomave të makinës.

Si pasojë e humbjes së kontrollit dhe përplasjes me disa makina të parkuara, Peca mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. Në makinë agjentët gjetën 385 gramë kokainë dhe në shtëpinë e të arrestuarit tjetër, Ardit Murati, u gjetën edhe 50 gramë të tjera, ndërsa në pranga u vu dhe babai i tij 50-vjeçar. Në kërkim është shpallur djali tjetër i familjes, 22-vjeçari Arbër Murati, i cili dyshohet se është i përfshirë në shitjen e kokainës.

Kjo është një nga sasitë më të mëdha të kokainës që është sekuestruar kohët e fundit në kryeqytet, ndonëse konsumimi i saj është i lartë.

ME TE LEXUARAT