Radhë kilometrike, bllokohet qarkullimi në rrugën Tiranë-Gjiri i Lalzit

Aktualitet

Bllokohet rruga Tirane-Gjiri i Lalzit. Fluksi i madh i automjeteve ne fundjave ka bllokuar qarkullimin ne kete aks duke sjelle radhe kilometrike ne rruge.

Ne nje deklarte zyrtare, Policia Rrugore njofton se aksi rrugor Tiranë - Gjiri i Lalzit e anasjelltas është i mbingarkuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policise, ne kete aks ka fluks të madh lëvizjesh të automjeteve.

"Janë të lutur drejtuesit e automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë- Ndroq- Plepa- Durrës.

Ndërsa në akset rrugore Lezhë- Shengjin, Shkodër - Velipojë;

Fier dhe Vlorë situata e trafikut është mbi normalen e javës por nuk ka probleme", ben me dije policia.

ME TE LEXUARAT