Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrasja që tronditi Vlorën, “Reni” i shpëtoi atentatit në kazino, i vranë nipin në Durrës

Policia zbulon të tjera detaje nga atentati i pak minutave më parë jashtë ambienteve të një lokali në Lungomaren e Vlorës.

Atentati i është bërë 36-vjeçarit Marjen Xhaferraj i njohur si Marjen Omeri, baba i tre fëmijëve që në Vlorë e njihnin me emrin “Reni”.

Dyshohet se vrasja ka lidhje me një ngjarje tjetër kriminale të ndodhur dy vite më parë, në afërsi të portit të Durrësit, ku ka mbetur i vdekur nipi i viktimës, që jetonte pikërisht në pallatin ku sot në mbrëmje kanë ekzekutuar “Renin”.

Mësohet se viktima kishte shkuar sot për vizitë tek motra e tij, por personat i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar.

Nje tjeter fakt qe policia e ka bere me dije nga hetimet e saj, eshte fakti se “Reni” dy muaj me pare ka qene objektiv i nje tjeter atentati te kryer ndaj tij me arme ne nje kazino ne Vlore.

Sipas policise, 36-vjecari kishte arritur te shpetonte nga ai sulm me arme por dy muaj me pas, pikerisht mbremjen e te dieles eshte qelluar per vdekje me 5 plumba.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet