Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrasja në Vlorë, policia: Viktima lëvizte me armë, ndryshoi identitet nga precedentët

Policia e Vlores ka dhene informacionin zyrtar ne lidhje me atentatin me arme qe tronditi kete qytet mbremjen  e te dieles. Viktima e vrasjes, 36-vjecari qe u qellua me disa plumba duket se mbante arme me vete.

Policia ka gjetur postoleten e tij dhe nje foto e ka bere publike edhe per median.

Informacion paraprak

Më datë 30.07.2017 rreth orës 21:15, jemi njoftuar së në një lokal në Lungomare ka patur të shtëna me armë zjarri ku dyshohet se ka një person të vrarë.

Menjëherë në drejtim të vendit ku u dha mjoftimi kanë shkuar forca të shumta policie ku ka rezultuar se:

Shtetasi M.Xh.(O), 37 vjeç, është qëlluar me armë zjarri, për pasojë ka ndërruar jetë.

Viktima ka qenë në lokal i ulur me një tjetër, ku në drejtim të tij është afruar një person i cili e ka qëlluar me armë zjarri.

Autori është larguar më këmbë mes pallateve.

Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli ku në ndihmë të Policisë së Vlorës për kapjen e autorit kanë ardhur Delta Forcë e FNSh.

Vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për grumbullimin e provave, dëshmive me qëllim dokumentimin dhe identifikkmin e autorit.

Në vendngjarje janë sekuestruar disa gëzhoja ndërsa disa metra më tutje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e dispononte viktima M.Xh.(O)

Theksojmë se viktima ka ndërruar emër e mbiemër dhe rezulton me precedent kriminal.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet