Vrasja e "Renit" në shëtitoren e Vlorë, qindra qytetarë e turistë i shpëtuan plumbave

Aktualitet

Vrasja e Marjen Omerit ne shetitoren e Vlores ka ngjallur panik te madh ne kete qytet.

Krimi ndodhi ne oret e mbremjes kur qindra qytetare por edhe turiste te Vlores, dalin per shetitje ne zonen e bregdetit aty ku ndodhi edhe atentati me pese plumba ku u vra 36 vjecari.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Per fat te mire autoret e krimit gjate atentatit kane qene mese preciz duke mos shkaktuar viktima edhe pse shetitorja ka qene e mbushur me njerez ne momentin e vrasjes.

Viktima qe besohet se eshte ndjekur nga autoret u qellua me disa plumba jashte nje lokali ne zonen e Lungomares ne Vlore ne nje kohe kur fare prane, kishte me qindra njerez te tjere. Shumica prej tyre ishin duke bere xhiro ne freskun e mbremjes ndersa te tjeret ishin ulur ne lokalet qe ndodhen ne ane te rruges.

Nje tjeter rrezik per deshmitaret ka qene ndonje sulm i mundshem prej autoreve ne ikje e siper ne drejtim te Ujit te Ftohte por per fat te mire nuk ka pasur viktima pervec 36-vjecarit qe humbi jeten ne skenen e krimit./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT