Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shfaqen për herë të parë pamjet, si u rrëmbye Gaz Çollaku. Autorët iu afruan dhe…

Gjykata e Krimeve të rënda ka shfaqur sot shfaq pamjet filmike të kamerave të sigurisë nga parkingu i lokalit në Durrës ku më 6 janar 2016 u rrëmbye Gazmend Çollaku, i cili u torturua dhe më pas u gjet i vrarë në Krujë.

Në pamje mesohet se shfaqet Çollaku teksa parkon makinën e tij tip Audi me portobagazh me ngjyre te zeze. Në këto moment i afrohet një mjet tjetër nga ku dalin disa persona dhe e fusin me forcë në makinë. Pamjet nuk janë shumë të qarta pasi objektivi është në distancë të largët. Ne video shquhen vetëm siluetat e personave por nuk dallohen as fytyrat dhe as uniformat. Seanca e radhës do të zhvillohet në shtator pas pushimeve verore.

Gazmend Çollaku u rrëmbye mbrëmjen e 6 janarit në parkingun e një lokali në Durrës nga persona të veshur me uniformë. 12 orë më vonë, ai u gjet i pajetë në Murqinë të Krujës. Prokuroria tha se viktima pasi ishte torturuar, ishte qëlluar me plumb në kokë dhe i lidhur këmbë e duar me fasheta të zeza ishte hedhur anë rrugës.

Në seancën e kaluar gjyqësore për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut janë paraqitur analizat e gjakut të gjetur në makinën ku ndodhej viktima dhe rezulton se nuk i përket asnjërit prej të dyshuarve, as Denis Shtrazës dhe as Ervin Dalipajt (i ndjerë).

Në këtë seancë pritej dhe shfaqja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë të parkingut të pallatit ku u rrëmbye Çollaku. Këtë here këto pamje nuk u bënë të mundura të shfaqen për shkak të një defekti teknik në kompjuterin e gjykatës, dhe shfaqja e tyre u bë sot në seancën e radhës.

Për vrasjen dhe më pas zhdukjen e Gazmend Çollakut aktualisht ndodhet i arrestuar vetëm Denis Shtraza. Ndërkohë ky i fundit ka mohuar lidhjen me këtë ngjarje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet