Këshilltari i PD: Ja sa lekë do paguani me rritjen e çmimit të ujit

Aktualitet

Këshilltari i PD në bashkinë e Tiranës ka sjellë në shembull sa duhet të paguajë një qytetari i Tiranës me rritjen e çmimit të ujit. Akil Kraja në studion e “Tonight Ilva Tare” tha se një familje që harxhon 30 m3 ujë nga 28 mijë do të paguajë 36 mijë lekë.

Kraja: Kjo është një faturë e UKT që është marrë nga faqja online e UKT, është një faturë tip. Sic e shikoni këto kanë bërë një shembull për një familje shqiptare. Për rreth 30 m3 këtu paguhet në muaj 28 mijë lekë. Tani me rritjen e tarifës për metër kub, nga 45 në 65 lekë e njëja familje do të paguajë nga 28 mijë lekë do të paguajë 36 mijë e 500 lekë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pra 40% rritja. Pra nga rritje që u votua sot në mënyrë tinzare nga dy këshilltarë shtojcë, patericë ntga 28 mijë lekë shkuam në 36 mijë lekë. Pra 8 mijë lekë rritje për një familje të Tiranës të cilës i ajnë shtuar, taksa e pastrijmit, taksa e përkoheshme e arsimit etj. Janë shtuar taksat për biznesit.

ME TE LEXUARAT