Rita Ora kërkon ‘’ndihmë’’ nga fansat, ata e demaskojnë dhe e tallin rëndë (Foto)

Showbiz

Rita Ora vazhdon t’i bëj reklamë këngës së saj më të fundit, ndërsa kërkon nga fansat vazhdimisht që ta blejnë.

Ky fakt është bërë një shkak që fansat të tallen me të.

Këngëtarja 26-vjeçare në profilin e saj në Instagram ka publikuar një fotografi ku inkurajon fansat e saj për të vazhduar blerën e këngës së saj të cilën e ka në bashkëpunim me Ed Sheeran.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për këtë që po bënte Rita ishte e emocionuar.

Fansat e saj kanë sugjeruar se fotografia që ajo ka ndarë në Instagram ku shihet pozita e saj në krye të iTunes UK5 tregon se Rita ka blerë këngën e saj sepse aty kishte një buton ‘play’ në vend të një ‘buy’ pranë tij, diçka që ndodhë në faqe vetëm kur keni blerë tashmë diçka.

Megjithatë një zëdhënës i Rita kishte thënë se të gjithë artistët blejnë një kopje të këngës së tyre.

“Ata nuk mund të presin që tifozët të blejnë nëse nuk e kanë blerë fillimisht vetë atë”, kishte shtuar ai.

 

Në thelb, për ata që nuk e përdorin iTunes, faqja ofron një buton "play" kur dikush ka blerë një këngë dhe deri atëherë ai i jep përdoruesit një buton me çmim.

Tifozët ishin të shpejtë për të tallur këngëtaren me një shkrim: 'Ju do të blini këngën tuaj? Lol. '

Ndërsa një tjetër kishte postuar: 'Pse keni blerë këngën tuaj?'

'A nuk mund të këndoni për veten tuaj falas?’, kishte shkruar një tjetër fanse.

 

Ed Sheeran punoi me Rita në këngën ‘Your Song’ pasi ajo hyri në kontakt për të parë nëse ai ishte i lirë për një bashkëpunim.

Rita këtë javë kishte thënë se kjo ishte kënga më e lehtë që ajo kishte bërë ndonjëherë.

"Ne e regjistruam atë, shkuam në studio dhe e përsosëm atë, ndoshta ishte një nga këngët më të lehta që i kam bërë, ishte kaq e lehtë, dy orë", tha ajo

ME TE LEXUARAT