Vetëvrasja e 20-vjeçarit nga Fieri, mbi 1200 sms në telefonin e viktimës. Nëna: Ja çfarë i shkruante e ish-e dashura

Eneo ka shkëmbyer vetëm në harkun e tri ditëve të fundit të jetës së tij mbi 1200 mesazhe me vajzën që donte. Sipas rrëfimit të nënës së tij, Aidës, pas vdekjes së të birit, gjëja e parë që bëri ishte kontrolli i telefonit dhe aty ajo është tronditur akoma më shumë kur ka gjetur mesazhet e pafshira të komunikimit të tyre. Nëna e tij tregon se ndërsa djali gëzonte që po lidheshin sërish, së paku duke komunikuar, ajo e fyente dhe trajtonte shumë keq të birin, duke e fyer me fjalor aspak të përshtatshëm.

“Kur kemi hapur mesazhet, jemi tronditur njësoj siç na tronditi vdekja e djalit. Ai ishte bërë urë që ajo të kalonte mbi të vetëm e vetëm që t’i tregonte se sa e donte. I tregonte në çdo kohë që ajo ishte dashuria e tij e parë dhe e fundit, ndërsa, po ashtu, i kërkonte falje pa arsye. Ajo e shante, e fyente rëndë e ky pa arsye i thoshte shumë herë ‘më fal’. E kishte bërë djalin ato tri ditë para se të vdiste me hije”, tregon nëna e Eneo Ferkos. Sipas saj, mesazheve të Eneos vajza Edlira C. u ishte përgjigjur shpeshherë me mesazhe zanore dhe dëgjohej qartë që ajo e trajtonte keq.

Kliko per me shume info

Edhe gjyshja e Eneos, e cila qëndronte në shtëpinë e së bijës për të qenë afër saj në këto ditë të vështira për të, ndërsa Aida rrëfente detajet, përsëriste të njëjtat fraza me të. Në shtëpinë e Aidës gjendeshin edhe koleget e saj të punës, të cilat ndër të tjera tregojnë se kjo është një ngjarje e rëndë dhe Aida ka nevojë për mbështetjen e shtetit, sepse po pret drejtësi. “I lexuam edhe ne mesazhet e tyre. Me Eneon ishte sjellë shumë keq. Jemi të shokuara. Një vajzë e vogël, të sillet aq keq. Më e pakta që mund të bënte kur ky i nis videon ishte të alarmohej. Të lajmëronte policinë a nënën e tij.

Të bënte diçka, por qeshte kur ai i kishte nisur videon. S’kemi fjalë”, u shprehën ato, të cilat më parë kanë punuar në të njëjtën fabrikë edhe me Eneon. Ai u nda nga jeta 4 ditë më parë. Ai ishte duke jetuar një ndjenjë pasioni me një vajzë, me të cilën ishin lidhur në janar të këtij viti, ndërsa bashkëjetoi me të tre muaj. Ndarja me të e ka ngarkuar atë psikologjikisht deri në atë shkallë, sa e ka çuar drejt aktit fatal për jetën./panorama

loading...