Policia vëzhgon me avion nga ajri parcelat me drogë, gjenden vetëm 163 rrënjë kanabisi

Policia e shtetit deklaroi se po vijon operacioni masiv antikanabis në të gjithë territorin e vendit, nga ajri e toka.

Burimet thane se nga avioni po behet rikontroll në sera, magazina, ish depo e tunele, banesa të braktisura, tokë private e tokë shtetërore, në sipërfaqe pyjore dhe kullota.

Kliko per me shume info

“Kontroll edhe në të gjithë vijën bregdetare, në basene e ujëmbledhës.

Operacioni drejtohet dhe monitorohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako”, tha policia.

Sipas saj, në të gjithë vendin gjatë 72 orëve të fundit në zona malore të pyllëzuara janë gjetur të kultivuara dhe janë asgjësuar gjithësej 163 bimë Cannabis Sativa.

“Operacioni masiv do të vijojë pa ndërprerje deri në rikontrollin e plotë të territorit të vendit”, bene me dije burimet zyrtare te policise.

loading...