Ngjarje e rëndë në Fier! 21 vjeçari shkon i vdekur në spital

Një ngjarje e rëndë ndodhi disa minuta më parë ne Fier, ku një 21 vjeçar me inicialet D.K, është paraqitur i vdekur në spitalin rajonal të qytetit.

Njoftimin e dha policia, e cila bën me dije se është vënë në dijeni nga vetë spitali. Në njoftimin për shtyp, policia thekson se kemi të bëjmë me një vetëvrasje me armë zjarri.

Kliko per me shume info

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar të vërtetën, nëse kemi të bëjmë me një vetëvrasje apo me një vrasje.

NJOFTIMI PARAPRAK I POLICISË

Në datën 09.07.2017, rreth orës 17:30, njoftohemi nga Spitali Rajonal Fier se ka shkuar i vdekur shtetasi D.K, 21 vjeç, banues në fshatin Hamil, Fier, i cili dyshohet të jetë vetvrarë me armë zjarri.

Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

loading...