Incidenti në takimin e Bashës në Burrel, policia shoqëron personin që goditi deputetin e PD

Aktualitet

Policia lokale ka reaguar sot ne lidhje me incidentin e ndodhur gjate takimit te Lulzim Bashes ne Burrel.

Burimet zyrtare kane bere me dije se më datë 09.07.2017 është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat dhe ka bërë kallzim shtetasi B.H, 49 vjeç (deputeti i PD Bedri Hoxha), banues në Klos, ku ka deklaruar se rreth orës 13.10, të ditës së sotme, para hyrjes së Pallatit të Kulturës Burrel, për motive të dobëta e ka goditur me grusht shtetasi D.Ç, duke i shkaktuar plagë të lehta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Menjhëherë shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Mat kanë bërë shoqërimin e shtetasit D.Ç, në ambjentet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin :

D.Ç, 59 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje’’, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

Materialet hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme", ka bere me dije policia ne deklaraten e saj.

ME TE LEXUARAT