Goditet trafiku në portin e Durrësit, arrestohet trafikanti me 6.5 kg drogë

Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit. Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Durrës ka parandaluar dhe goditur tentativën për të trafikuar lendë narkotike drejt Italisë.

Sekuestrohen 6.5 kg Marijuanë ndersa arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.

Kliko per me shume info

Burimet zyrtare thane se sherbimet e Drejtorise Vendore te Kufirit dhe Migracionit në bashkëpunim me  Efektivet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Portit të Durrësit, mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast.

Gjate aksionit eshtë arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi Fatbardh Kokomeci 54 vjeç, banues në Tiranë.

Më datë 08.07.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në mjetin autobuz, me drejtues shtetasin F.Kokomeci, pas nje analize risku të hollësishme dhe verifikimeve të tjera speciale nga Specialistët e vijës së dytë të Kontrollit në pjesën e pasme, pas sedileve të fundit u gjet lëndë narkotike Marijuanë.

Në pjesën e pasme të autobuzit, pas sedileve të fundit u gjetën dhe sekuestruan:

• 5 pako me peshë rreth 6.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë.

Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.

Materialet I kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi I lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/ a, 22 të Kodit Penal.

loading...