Pas orgjisë seksuale seksuale treshe, masakrohet i riu brenda në banesë

Bota

Një orgji seksuale mes tre personave raportohet se përfundoi me vdekjen e një djali të ri në Brooklyn të SHBA-së, i cili ishte pjese e skenes seksuale. “New York Daily News” ben me dije se viktima është një 20-vjeçar nga Greqia, i quajtur Manos Economides. Ai është qëlluar tri herë me thikë në kraharor dhe ndërroi jetë kur po transportohej në spital.

Viktima ishte në orgji seksuale me një vajzë dhe një djalë tjetër. Papritur në shtëpinë e tij u shfaqën tre persona, të cilët e rrahën dhe goditën me shkopinj bejsbolli para se ta qëllonin me thikë. Kamerat e sigurisë së pallatit kanë filmuar momentin kur 3 të dyshuarit hyjnë në apartamentin e 20-vjeçarit grek.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia amerikane ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tyre. Ndërkohë, dy personat e tjerë që morën pjesë në orgji konsiderohen si dëshmitarë kyç.

ME TE LEXUARAT