Mediat britanike: Ja cili do të jetë trajneri i ri i Barcelonës

Sport

pellegriniTrajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini mund të jetë pasardhës i Luis Enrique-s te Barcelona, raportojnë mediat britanike.

Enrique nuk po kalon periudhe të mirë tek klubi katalonas, drejtimin e të cilit e mori në verën që lamë pas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Disfata kundër Real Sociedadit dhe zbehja e raporteve mes teknikut spanjoll dhe Lionel Messit, ka bërë që tek “blaugranat” të krijohet një atmosferë aspak e mirë.

Raportohet se krerët e Barcelonës nuk janë të kënaqur me Enrique-n, dhe e ardhmja e trajnerit spanjoll në “Camo Nou” është në vënë në dyshim.

Sipas mediave në ishull, tashmë emri i Pellegrinit përmendet si alternativa e mundshme për të zëvendësuar Enrique.

Tekniku kilian në të kaluarën ka drejtuar Real Madridin.

ME TE LEXUARAT