"Plas në Sarandë", arrestohet drejtoresha e Hipotekës, pas prangave përfundon në spital

Aktualitet

Arrestohet drejtoresha e Hipotekës në Sarandë, Ana Shehu. Zyrtarja e larte ka rene ne pranga diten e djeshme ndersa burime nga prokuroria lokale bëjnë me dije se Shehu është arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe përfshirjes në fushatë elektorale.

Shehu ishte pezulluar nga detyra rreth 20 ditë më parë pas dyshimeve për akuzat e mësipërme, ndërsa nesër pritet masa e arrestit për të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aktualisht, Shehu gjendet e shtruar në spitalin e Sarandës dhe po merr mjekim. Mjekët thonë se arsyeja e shtrimit ishte gjendja e rënduar emocionale.

ME TE LEXUARAT