Llalla nga prokuroria e Elbasanit: Rastet e referuara për shitblerje të votës janë nën hetim

Aktualitet

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla inspektoi sot prokurorine e Elbasanit, ku theksoi se të gjithë strukturat e Prokurorisë janë të angazhuara dhe po ndjekin me vëmendje procesin e zgjedhjeve.

E ndërsa nuk kanë munguar raste e shitblerjes së votës në qytete të ndryshme, qoftë këto të referuara nga policia, media apo subjekte politike, Llalla tha se hetimi është në proçes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Të gjithë strukturat e prokuroisë janë duke ndjekur proçesin zgjedhor, ecurinë. Nga të dhënat tona të deritanishme të gjithë rastet e denoncuara nga policia, media apo subjekte të ndryshme janë në proçes", u shpreh kryeprokurori.

Gjatë qëndrimit në Elbasan, Llalla ka zhvilluar një takim me prokurorin e Elbasanit. Vetëm sot në këtë qark, policia raportoi se ka referuar në prokurori tre raste të shitblerjes së votës për llogari të partive të ndryshme.

ME TE LEXUARAT