Mallakastër, arrestohet i dehuri, goditi me gurë policin që ruante Qendrën e Votimit

Aktualitet

Nje person eshte arrestuar mbremjen e te shtunes nga policia ne Mallakaster pasi ka goditur me gure policin qe eshte paraqitur per te arre ne ruajtje qendren e votimit nr 3254.

Lajmi u be me dije nga policia e cila theksoi se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin Besnik Caushaj, 49 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia theksoi se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 24.06.2017, rreth orës 16:10, në ambientet e brendshme të oborrit të shkollës 9-Vjecare "Beqo Caushi" Drenovë, Mallakastër, ka goditur me sende te forta (gurë) punonjësin e policisë i cili ishte paraqitur në qëndrën e votimit sipas planizimit të shërbimit, në pritje për të marë në ruajtje qëndrën e votimit nr 3254.

"Gjithashtu ky shtetas (i cili dyshohet në gjendje të dehur) ka shkatërruar dhe xhamat e kësaj shkolle si dhe një mjet Benz me targa AA 044 OC, pronë e punonjësit të policisë.

Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Shkatërrimi i pronës" dhe "Goditje për shkak të detyrës" parashikuar nga nenet 150 dhe 237 të Kodit Penal", thane burimet zyrtare.

ME TE LEXUARAT