"Denonconi çdo emër polici që përfshihet në vjedhjen e votave për llogari të Rilindjes"
Nënkryetari i LSI, Luan Rama, me anë të një statusi në rrjetin social “facebook” ka thumbuar partinë socialiste duke i bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë përqendrimin, gjakftohtësinë ditën e nesërme në zgjedhje.
Luan Rama bën apel që të denoncojnë çdo emër polici që në kundërshtim me ligjin është përfshirë në vjedhjen e votave.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Zgjedhjet janë moment solemn i përgjegjësisë qytetare!
Ruani përqendrimin, ruani gjakftohtësinë e mos bini pre e provokimeve të banditëve të përfshirë prej panikut të humbjes!
Evidentoni dhe denonconi çdo emër polici që në kundërshtim me ligjin është perfshirë në vjedhjen e votave për llogari të Rilindjes! Asnjë nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit të ligjit!
Qytetaria do të fitojë!”, shkruan Luan Rama.