Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

LSI denoncon: Tre anëtarë të Rilindjes në Ksamil po shpërndajnë lekë në këmbim të votës

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Lëvizja Socialiste për Integrim, dega Sarandë ka denoncuar një rast të shit-blerjes së votës. Sipas LSI, 3 anëtarë të Rilindjes në Himarë po shpërndajnë lekë me makinë ndaj banoreve në këmbim të votës. LSI dega Sarandë i ka bërë thirrje policisë dhe Prokurorisë të ndërhyjnë duke vendosur para ligjit përgjegjësit.

“Lëvizja Socialiste për Integrim Sarandë denoncon me forcë një akt kriminal që mban firmën e rilindjes. Akti i rëndë është duke ndodhur në këto momente në Ksamil, ku makina me targa AA 602 MI, e tipit Lanca me 3 anëtarë të rilindjes, po shpërndan lekë ndaj banoreve në këmbim të votës. I bëjmë thirrje policisë së shtetit dhe prokurorisë të ndërhyjnë urgjentisht, dhe vendosin para ligjit përgjegjësit”- thuhet në statusin e LSI në Facebook.

Kujtojmë se sipas ndryshimeve të reja në ligj, shitblerja e votës dënohet në mënyrë taksative nga 1 deri në 7 vite burg. Nuk do të ketë masa ndëshkimore si gjoba por vetëm burg për ata që do të tentojnë tjetërsimin e vullnetit të lirë të votuesve shqiptarë. Kjo vepër penale, do të jetë e paamnistueshme.

Do të dënohet nga 1 deri në 7 vite burg marrësi dhe dhënësi i kartave të identitetit. Shpërdorimi i autoritetit policor për të influencuar në mbështetjen e një partie politike do jetë vepër penale dhe të dënohet deri në 5 vjet burgim. Përdorimi i të mjeteve publike, veprimtarisë shtetërore apo i burimeve financiare ose njerëzore, për zgjedhje, do dënohet vetëm më burgim, nga 1 deri ne 4 vjet. Po kështu ndryshimet në kodin penal parashikojnë ashpërsim të dënimeve për të gjitha veprat e tjera penale në fushën e zgjedhjeve, duke i parashikuar të gjitha si krime.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet