Rama: Cdo shqiptar më 25 qershor është gjyqtar, dënojeni Lulzim Bashën

Politikë

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Gramsh, tha se të votosh për Republikën e re të Lulzim Bashës është të rilindësh për Republikën e vjetër. Ai tha se çdo shqiptar më 25 qershor është një gjyqtar.

"Ata që duan më shumë të djathtën dhe Partinë Demokratike se sa fëmijët e tyre, le t’ia japin votën Lulzimit që të rilindë Republika e vjetër në emrin e të resë dhe të rigjallërohen dhe të dalin si kërpudhat kristalet, vitrinat, magazinat dhe llamarinat.

Shqiptarët duhet të kuptojnë se të votosh si patriot do të thotë që të drejtën e votës ta shikosh si detyrim sepse ditën e votimit çdo qytetar me të drejtë vote është anëtar i gjykatës së popullit që shkon të gjykojë të gjitha partitë në garë", tha Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Atje nuk shkon si tifoz, por si patriot. Pavarësisht se çfarë bindjesh dhe partish; kë duhet të marrim në punë për të drejtuar Shqipërinë dhe për ta bërë shtet me punë dhe mirëqenie në 4 vitet e ardhshme.

Unë besoj se kushdo që ia bën vetes këtë pyetje gjen vetëm një përgjigje; të çon në kutinë e numrit 2. Nuk është rastësi që në këtë moment është bashkuar numri rendor i Partisë Socialiste me simbolin e Evropës që duam.

Demokratët ta kenë shpirtin në paqe. Duke votuar numrin 2, ato votojnë për ëndrrën e Shqipërisë si gjithë Evropa. Për ta ka rëndësi që Shqipëria që duam të jetë realiteti i fëmijëve tanë", u shpreh kryeministri.

ME TE LEXUARAT